Emrat e 16 dëshmorëve të Batalionit gardist “Shkëlzen Haradinaj” u skalitën në vendin e rënies së tyre, në bjeshkën e Belegut

Emrat e 16 dëshmorëve të Batalionit gardist “Shkëlzen Haradinaj” u skalitën në vendin e rënies së tyre, në bjeshkën e Belegut

Komuna e Deçanit ka bërë me dije se emrat e gjashtëmbëdhjetë dëshmorëve të Batalionit gardist “Shkëlzen Haradinaj” janë vendosur në vendin e rënies së tyre, në bjeshkën e Belegut, konkretisht  në trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi. “Vendi ku kanë rënë për të mos vdekur kurrë gjashtëmbëdhjetë dëshmorë të Batalionit gardist ‘Shkëlzen Haradinaj’  në përballje të pabarabartë me forcat serbe: Arton Mehmetaj, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Nuredin Gërvalla, Valiant Ferizi, Përparim Shala, Nimon Musaj, Islam Krasniqi, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Metë Krasniqi, Nazmi Gradina, Liman Morina, Hysen Mehmeti, dhe Xhavit Islami, dhe mbetën të plagosur  rëndë  15 ushtarë të UÇK-së të cilët bashkë ishin nisur nga spitali ushtarak në Maznik për të bërë bartjen e bashkëluftëtarëve për shërim në Shqipëri është emërtuar ‘Sheshi-Batalioni gardist ‘Shkëlzen Haradinaj’”, ka njoftuar komuna e Deçanit.

Ky emërtim është bërë pas kërkesës së Gradës së Dukagjinit “Shkëlzen Haradinaj” dhe kolonelit Abdyl Mushkolaj, drejtuar Asamblesë Komunale të Deçanit më 30 qershor 2020. Kjo kërkesë është votuar unanimisht nga të gjithë asamblistët e subjekteve politike, ndërsa vendimi ka hy në fuqi pas miratimit. Në Bjeshkën e Belegut në trekëndëshin e kufirit Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, ky shesh dhe këta emra të vendosur të dëshmorëve që kanë rënë në altarin e lirisë më 24 maj 1999, do të jetojnë përjetësisht nder breza, duke i bërë roje këtij vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …