Të hënën është dita e fundit kur partitë politike do të kenë mundësi për aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Besianë. Megjithatë, një ditë para përmbylljes së këtij afati, asnjëra nga to nuk ka dorëzuar aplikimin për certifikim me kandidatët e tyre për zgjedhjet në Besianë. Pasi të përmbyllet afati i aplikimit për t’u certifikuar për këto zgjedhje, Elezi thotë se zyra për regjistrimin të partive politike dhe certifikim i shqyrton të gjitha aplikimet që bëhen dhe paraqet në KQZ rekomandimet për certifikim ose jo të një ndonjë subjekti politik apo kandidati. Ai tregon se kur do të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore. Elezi thotë se nuk mund të flasin ende me shifra se sa qytetarë kanë të drejtë vote në komunën ku do të mbahen zgjedhjet, pasi që KQZ ende nuk ka certifikuar lista e votuesve. Megjithatë, sipas tij, janë 87 mijë qytetarë me të drejtë vote në këtë komunë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …