Dialogu Kosovë-Serbi

Ende nuk është definuar çështja e njohjes reciproke, nëse do të jetë ose jo pjesë e marrëveshjes së ardhshme në Bruksel

Bashkimi Evropian, me përkrahjen e Gjermanisë dhe Francës gjithashtu dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke provuar që të arrijnë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë gjatë pjesës së parë të vitit 2023. Kjo marrëveshje po synohet të arrihet përmes të ashtuquajturit plan franko-gjerman e i cili bazohet në modelin e dy Gjermanive. Megjithatë ende s’është definuar çështja e njohjes reciproke, nëse do të jetë ose jo pjesë e marrëveshjes. Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka deklaruar se derisa bisedimet janë duke vazhduar, ne momentalisht nuk komentojmë në përpjekjet për dialog të drejtuara nga BE-ja. Ne vazhdojmë që ta mbështesim plotësisht Përfaqësuesin Speciale të BE-së, Miroslav Lajcak”, kanë thënë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Kryeministri Albin Kurti  duke folur për këtë proces ka thënë se është e nevojshme që BE-ja  dhe Amerika t’i bëjnë presion Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje me njohje-reciproke siç e ka thënë kryetari  amerikan, Joe Biden.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …