Bastisjet e pritura por të paparalajmëruar të policisë së EULEX-it, të urdhëruara nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, filluan edhe në shtëpinë e ish zëdhënësit të SHP të UÇK-së dhe ish kryekuvendarit. Jakup Krasniqi, ndërkohë që janë paralajmëruar edhe bastisje të tjera të njëjta me ato të selinë e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Edhe me këtë rast nuk priten reagime zyrtare, sepse krerët e Kosovës janë pajtuar t’ i nënshtrohen Gjykatës Speciale, e cila sipas tyre pretendon të jetë Dhomë e Specializuar e Kosovës.
NË një gjendje të tillë të pranimit të vasalitetit nga BE-ja, krerët e institucioneve të vendit nuk do të reagojnë, me arsyetim se nuk përzihen në çështjet e drejtësisë.
Bastisjet e tilla spektakolare në shtëpinë e Juakup Krasniqit dhe atdhetarëve që kanë kaluar nëpër burgjet e Serbisë u kthen në kujtesë dhunën e represionin e sundimit titist, rankoviqist e milosheviqian. Tani jo në Kosovën e ekupuar nga Serbia por në atë të Bashkimit Evropian, i cili ka zëvendësuar organet e ndjekjes së Beogradit, zyrtar, duke amnistuar Serbinë për 15 mijë krime mbi shqiptarët dhe duke venë në etiketë të krimit ata që luftuan për çlirimin e vendit nga barbaria serbe.
Ndërkohë, avokati Arianit Koci i cili e përfaqëson ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi ka thënë se bastisja e shtëpisë në orët e sotme të mëngjesit, mund të jetë konfirmim i aktakuzës. Kështu ka deklaruar ai, ku mes tjerash e quajti këtë bastisje një spektakël i panevojshëm. “Po kryhet një bastisje e cila është spektakël i panevojshëm, deri sot çdo njëri është paraqitur në speciale nuk ka pasur nevojë për një spektakël të tillë. Kjo mund të jetë konfirmim i aktakuzës por jo domosdoshmërisht”, tha ai.
Edhe bija e Jakup Krasniqit, Gresa, ka reaguar pas aksionit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ajo ka përmendur emrat e ish-bashkëpartiakëve të Krasniqit, që e kanë votuar Specialen, duke i quajtur deputetë të dështuar, të shitur e të ndryrë, derisa i ka pyetur edhe se si po ndihen me pamjet nga ky aksion. “Ish-bashkepartiak te babit, deputet te legjislatures me te dështuar, deputet të shtuar, te shitur e servilë. A po ju pelqejn tani keto pamje, si po ndiheni me keto pamje?”, ka shkruar ajo.