Endrit Shala dhe Ferat Shala, vizituan minierën e Artanës ku sot humbën jetën dy punëtorë

Endrit Shala dhe Ferat Shala, vizituan minierën e Artanës ku sot humbën jetën dy punëtorë

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, që është komision funksional për çështjet minerare, u njoftua sot nga Bordi i KPMM-së, së në minierën e Artanës kanë humbur jetën dy punëtorë.  Pas marrjes së informatës, kryetari i Komisionit, Endrit Shala, i shoqëruar nga deputeti Ferat Shala, doli në vendngjarje për të parë nga afër avarinë e ndodhur. Në vendngjarje deputetët u njoftuan nga kryetari i Bordit të KPMM-së, Musa Shabani, së punëtorët që humbën jetën janë një xehetar dhe një inxhinier, dhe se ngjarja ka ndodhur me rastin e shembjes së pjesës së tavanit të punishtes, në të cilën ata ndodheshin gjatë kohës sa ishin duke kryer punën e tyre. Tre punëtorët e tjerë nga punishtet e tjera, ndërkaq, i kanë shpëtuar shembjes dhe kanë pësuar lëndime te lehta trupore. Më këtë rast, ata në emër të komisionit u shprehen  ngushëllime familjeve të minatorëve.​

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …