Endrit Shala: Fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e tyre

Endrit Shala: Fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e tyre

Ish shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, njëheresh anëtar kryesie i Nismës Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklaratave të Abelard Tahirit për mos krijimin e koaliconit PDK-Nisma. Ai shkruan se fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e çlirimtarëve. “Kjo nuk do të ndodhte në ditët kur PDK i ka pasur liderët e vërtetë. Abelard Tahiri ka të drejtë, sepse ai këto kërkesa nuk mund t’i kuptojë. Ai nuk e mban mend PDK-në e vërtetë. Ata tashmë më të vërtetë kanë ndryshuar, veçse fatkeqësisht kanë ndryshuar për të keq. E kanë humbur rrugën. Kanë harruar se kush ishin. Por, Nisma kurrë nuk e harron të kaluarën, ne jemi krenar me liderin tonë Fatmir Limaj dhe të kaluarën tonë çlirimtare dhe të kaluarën atdhetare të familjeve tona.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …