Shefi i Shtabit Zgjedhor të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, në një konferencë për media ka thënë se KQZ-ja sot shpalli rezultate të fabrikuara dhe të prodhuara nga ajo vetë, dhe nuk shpalli rezultatet e rregullta dhe vullnetin e qytetarit të Kosovës më 6 tetor. Koalicioni ka kaluar pragun prej 5 për qind dhe se do të shfrytëzojë çdo mundësi ligjore për ankimim. Ai publikoi pako me zarfe dhe që nuk dihet prej nga e kanë origjinën. Pako të zarfeve të mbledhura në Serbi në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe të ardhura me persona të paautorizuar, janë këto pakot që KQZ-ja i dërgoi në QNR në mënyrë të paligjshme. Rezultati përfundimtar është ai i dalën nga votat e rregullta. Ne do t’i shfrytëzojmë për ankimim të gjitha instancat, presim nga këto institucione që të vendosin strikt duke u bazuar në ligj”, ka thënë Shala. Nisma dhe koalicioni është mbi 5 për qind me votat e rregullta dhe sipas ligjit, askush në një vend të lirë dhe demokratik nuk duhet që me veprime të paligjshme t’ua marrë të drejtën e përfaqësimit të tyre në parlament, 42 000 qytetarëve, ka thënë Shala.