leoni

Endrit Shala: Fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e tyre

Endrit Shala: Përkrahja e prodhimit vendor ka qenë kryefjala dhe kryefokusi i MTI-së, gjatë mandatit tim

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se do të angazhohet që Kosova të bëhet destinacion atraktiv për turistët ndërkombëtar. “Përkrahja e prodhimit vendor ka qenë kryefjala dhe kryefokusi i MTI-së, gjatë mandatit tim”, ka shkruar Shala.“Jo vetëm me masa mbrojtëse, por edhe me grante e subvencione, për ta rritur prodhimin e punësimin, për ta rritur eksportin”, ka thënë ai. Ai ka theksuar se është shumë i lumtur që si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, bashkë me KIESA-në, kanë mundësuar që prodhuesit nga Kosova të prezantohen nëpër botë. “I tillë është rasti i përpunuesve të drurit nga Kosova, që po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Mobilierisë “M.O.W”, i cili mbahet në Bad Salzuflen në Gjermani. Në këtë panair që do të zgjas deri me 19 shtator, prodhuesit nga Kosova po ekspozojnë produktet e tyre në mesin e mbi 460 ekspozuesve nga rreth 37 shtete të botës. Njëherësh kompanitë nga Kosova po njoftohen me blerës dhe shitës të shumtë të cilët po vizitojnë këtë panair. Unë do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …