Endrit Shala

Endrit Shala: Qeveria e shkarkuar po e trajton Malishevën në mënyrë raciste

Para një jave së bashku me kryetarin Limaj ishim në vizitë në këtë komunë dhe nga aty e kemi dhënë alarmin për tretmanin që po i bëhet kësaj komune dhe qytetarëve të saj nga qeveria e shkarkuar.

Ishte për keqardhje kur gjatë asaj vizite dëgjuam që një barnatore lokale kishte ndihmuar komunën dhe qytetarët më shumë se Ministria e Shëndetësisë.

Tashmë, kur numri i të infektuarve po rritet çdo ditë, kjo neglizhencë e kryeministrit të shkarkuar dhe kësaj qeverie po vazhdon njejtë, sepse këta të shkarkuarit nuk njohin qytetarë të Republikës, këta njohin vetëm militantë politikë.

Është e habitshme se si kryeministri i shkarkuar gjen kohë t’i vizitoj komunat tjera të cilat janë shumë më pak të prekura nga COVID-19, viziton besa edhe Radio Televizionin Publik (RTK) e kjo vizitë me qëllim të ushtrimit të presionit ndaj këtij mediumi publik, gjë të cilën tash të gjithë po e dijnë, dhe ndër të tjera vazhdon ta injoron në tërësi këtë komunë.

Por, këta të shkarkuarit e dinë mirë që malishevasit kurrë nuk do të bëhen militantë të mashtruesve, prandaj këta po “hakmerren” ndaj tyre.

Më lejoni të ju kujtoj, që i vetmi veprim i kësaj qeverie në raport me komunën e Malishevës ka qenë getoizimi i saj, pra izolimi i saj nga pjesa tjetër e vendit, duke e lënë të vetme komunën të përballët me këtë pandemi.

Tash, kur po ofrohen edhe ditët me temperatura të larta, këtë komunë potencialisht mundet dhe do ta godas edhe një krizë tjetër ( ajo e etheve hemorragjike) që rrezikon jetën e qytetarëve në këtë komunë çdo vit.

Prandaj, i ftoj institucionet e vendit që sa më shpejt të lënë anash inatet politike, të kenë prioritet shëndetin e qytetarëve dhe të marrin masa urgjente edhe në luftimin e virusit covid 19, por edhe në përgatitjen për luftimin e etheve hemorragjike në këtë komunë. Ndryshe, këtë injorim, qytetarët liridashës të Malishevës nuk do t’ua harrojnë.

Malisheva si gjithmonë edhe kësaj radhe do të dalë ballëhapur nga kjo sfidë, e ju do të ikni me bishtin ndër shalë, si mashtrues pa maska!

Të nderuar qytetarë të Malishevës,

Ju lus të qëndroni në shtëpitë tuaja dhe t’i zbatoni në përpikmëri të gjitha rekomandimet e IKSHP.

Të bashkuar dhe duke u solidarizuar e ndihmuar njerëzit në nevojë (duke mbajtur distancën), ballëhapur do ta kaloni edhe këtë sfidë, ashtu siç keni kaluar shumë sfida të tjera, duke qëndruar të bashkuar e duke mos u përkulur ndaj askujt, e aq më shumë ndaj qeverisë së shkarkuar, e cila po e neglizhon dhe shpërfill qëllimshëm komunën e juaj, Malishevën.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …