Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtoreshën për Kulturë rini dhe Sport Bjondina Kleqka, kanë pritur në takim Enesa Sharku, ku i pranishëm ishte edhe mjeshtri i madh i shahut, Sabahudin Kollari. Enesa Sharku është kualifikuar në Finale në Turneun e Shahut “Fitorja në Çanakalë”, turne i cili organizohet në bashkëpunim me Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë dhe Federatën e Shahut të Kosovës. Enesës ju është ndarë mirënjohje nga kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, duke i uruar kështu suksese të mëtutjeshme!
Suksesi i shahistëve tanë po vazhdon duke e përfaqësuar jo vetëm Rahovecin, por edhe Kosovën në nivel ndërkombëtar, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.