Eliot Engel: Gjykata Speciale duhet ë heton çdo kënd që ka kryer krime lufte në Kosovë, jo vetëm shqiptarët

Eliot Engel: BE të bëjë liberalizimin e vizave për Kosovën menjëherë, jo vitin e ardhshëm, jo në vitin 2020

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel vlerësoi se shumë gjëra të mira kanë ndodhur këtë javë në Kosovë, duke përmendur edhe formimin e ushtrisë së Kosovës. Engel, e drejtoi gishtin nga Serbia duke thënë se është i zemëruar me të, pasi që ajo nuk po i përmbushë premtimet që i ka bërë dhe po tenton ta bllokojë Kosovën. “Gjithmonë ua dedikojë dashurinë dhe energjinë njerëzve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Shumë gjëra të mira kanë ndodhur këtë javë, me theks të veçantë në Kosovë. Pas disa vitesh, ata arritën ta krijojnë ushtrinë e tyre në Kosovë, mendoj se është një hap i rëndësishëm dhe shumë i mirë për të vazhduar përpara. Mendoj që secili shtet duhet ta ketë ushtrinë e vet dhe Kosova nuk është ndryshe nga vendet e tjera”, tha kongresmeni amerikan.

Eliot Engel gjithashtu mbështeti edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë. “Po ashtu këtë javë kishte disa vështirësi, përfshirë taksat me Serbinë. Unë e përkrahi te drejtën e Kosovës për t’i vendosur këto tarifa, të drejtën e kryeministrit për t’i vendosur këto taksa, sepse nuk besoj që Serbia po i përmbush premtimet e saj që i ka bërë. Jam shumë i zemëruar me faktin se sa herë që Kosova po tenton të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare, Serbia po tenton ta bllokojë. Kjo ndodhi me INTERPOL-in, dhe ndodhi edhe me organizatat tjera”, u shpreh ai.

Engel tutje tha se Serbia duhet të dëshmojë njëherë paqen, sepse sipas tij Kosova po e dëshmon kohë pas kohe. Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave, ai u shpreh se tani është koha për BE-në t’ua jap liberalizimin e vizave kosovarëve dhe jo viti 2020. “Është koha për Bashkimin Evropian t’ua jap liberalizimin e vizave kosovarëve, duhet të ndodhë menjëherë, jo vitin e ardhshëm, jo në vitin 2020, duhet tani”, tha Engel. Miku i shqiptarëve në fund tha se shpreson se së shpejti do të vijë në Kosovë “kur zyrtarisht do ta hapim zyrën e re të Ambasadës Amerikane në Kosovë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …