Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel ka apëshëndetur vendimin për zhbllokimin e fondeve për Kosovën nga Korporata Sfidat e Mileniumit. Ai ka theksuar se është i gëzuar për këtë vendim por se nuk është dashur që të suspendohet fare ky fond për Kosovën. Kosova i ka plotësuar standardet e vështira të Sfidave të Mileniumit. Ndërprerja e këtyre fondeve për ta detyruar me zor për të ndryshuar politikat e tyre ishte në kundërshtim me vet çfarë përfaqëson Korporata Sfidat e Mileniumit, ka shkruar kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …