Eliot Engel: Gjykata Speciale duhet ë heton çdo kënd që ka kryer krime lufte në Kosovë, jo vetëm shqiptarët

Engel: Qeveria e re të ketë më shumë njerëz të përfshirë në koalicion për trajtimin e sfidave më të cilat përballet vendi

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka thënë se është kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë në mënyrë që të ketë më shumë njerëz të përfshirë në koalicion për trajtimin e sfidave, pasi vendi përballet me disa probleme dhe se ai do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë. Kongresmeni amerikan, nuk ka pranuar të flasë lidhur me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi thotë se nuk komenton për kandidatët për kryeministër në vende të tjera. Por Engel shpreh gjithashtu shqetësimin e tij për valën e të rinjve që nuk gjejnë punë në Kosovë dhe Shqipëri dhe lënë vendin e tyre pë një jetë më të mirë larg atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …