Kongresmeni amerikan Eliot Engel përshëndeti vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që vendosi sanksione ndaj ish-komandantit të policisë serbe, Goran Radosavljeviq, për shkak të dyshimit se ai ishte i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999. Në një letër dërguar Sekretarit Amerikan të shtetit Mike Pompeo ky vendim cilësohet hap i parë i drejtësisë për këtë familje dhe në bërjen përgjegjëse të Serbisë për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë. “Serbia nuk duhet të avancohet në procesin e anëtarësimit në BE derisa kriminelët e luftës janë ende të lirë”, thuhet në letër. Engel kujton themelimin e Gjykatës Speciale. “Ne besojmë që asnjëri nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë nëse ka kryer krime por që duhet t’i theksojmë dy fakte; Ushtria, policia dhe organet e inteligjencës të udhëhequra nga Milosheviqi, kryen shumicën e krimeve gjatë luftës në Kosovë. Statuti i Gjykatës nuk precizon që vetëm anëtarët e UÇK’së apo një etnie do të përndiqen, përkundrazi ligji është neutral. Kështu nëse Gjykata do të përndjekë vetëm shqiptarët kjo gjykatë do të shihet etnikisht e njëanshme duke njollosur seriozisht përceptimin e drejtësisë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Eliot Engel dhe Lee Zeldin, anëtar i kongresit, duke treguar se do të monitorohet puna e Gjykatës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …