Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar fakti se vet kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit. Rezervat e shtetit janë menaxhuar prej nivelit qendror, janë gjëra që kontrollohen drejtpërdrejtë prej zyrës së kryeministrit dhe Freedim House e konstaton se këto hetime është i përfshirë edhe Albin Kurti. Këto janë raporte shumë serioze. Kjo qeveri nuk e ka marr aspak seriozisht as raportin e Departamentit të Shtetit për Korrupsionin dhe përveç kësaj menjëherë kanë nisur propagandën e tyre duke thënë se në këtë raport fjala korrupsion është përmendur më pak se në raportet e kaluara. Sipas tyre ministri Hekuran Murati në parlament tha se fjala korrupsion është përmendur më pak kësaj here sesa në të kaluarën duke tentuar kështu që matjen e nivelit të korrupsionit ta krahasoj me atë se sa herë është përmendur fjala korrupsion, çka është qesharake dhe aspak serioze, pra qeveria nuk do e marr seriozisht këtë raport dhe po ashtu nuk e qajnë kokën se çfarë thotë Amerika. Pse qeveria aktuale nuk ndërmerr asnjë veprim konkret nuk janë konsistent në luftën kundër korrupsioni është se në afera korruptive për korrupsion po del se janë të përfshirë njerëzit e tyre, ka saktësuar Zefaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …