Prokuroria e Posaçme, më 16 Dhjetor, kundërshtoi vendimin e GJKKO-së, duke kërkuar rikthimin në “arrest shtëpie” të kreut të PD-së. Më 27 nëntor, GJKKO hoqi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, duke e lënë atë të lirë. po atë ditë reagoi SPAK-u duke thënë se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” vazhdon. Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK. Engert Pëllumbi është gjyqtari që do të shqyrtojë në Apelin e Posaçëm ankimin e SPAK kundër vendimit të GJKKO për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sali Berishën.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë
Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual …