Forcimi i institucioneve brenda, dhe forcimi i shtetësisë së Kosovës jashtë, janë disa prej prioriteteve në të cilat duhet të fokusohet Kosova më 2025, porosit Engjëllushe Morina, hulumtuese e lartë për politika në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, me bazë në Berlin. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo reflekton mbi zhvillimet kryesore të vitit që lamë pas, për atë që e konsideron qasje të padrejtë të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, për fatkeqësinë e, siç thotë ajo, politizimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe për nevojën që Kosova të koordinohet me partnerët, si dhe të shohë më larg në vendimet që merr. Edhe me udhëheqjet e reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian, ajo nuk parasheh ndryshim rrënjësor në procesin e dialogut mes Kosovës, Viti 2024 për Kosovën nuk është se ka qenë edhe pa turbulenca, sepse marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, si dhe çështjet e sigurisë, nuk është se kanë qenë të relaksuara sa duhet. Nuk ka pasur zgjidhje përfundimtare për disa çështje me të cilat Kosova ballafaqohet edhe sot, tha Engjëllushe Morina
Kontrolloni gjithashtu
Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë, bëri të Gjykata Speciale, në Hagë
Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të …