Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e ka akuzuar sërish, Sali Berishën se kërkon të marrë peng forcën e djathtë politike, për interesa personale. Këtë fakt ai e veçoi gjatë një takimi elektoral në Fushë-Krujë, ku ka kërkuar edhe votën në zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas Alibeaj, kjo është një kohë e vështirë për partinë që ai drejton, pasi ajo jo vetëm është nën agresion nga pushteti, por edhe brenda strukturave (duke iu referuar Berishës). Tre qëllime, i ka ish-kreu i PD-së, në kërkim për të rimarrë juridikisht drejtimin e partisë, në fjalët e Alibeajt: “Ta përdorë për t’u mbrojtur ndaj masave të SHBA, të krijojë një opozitë me vetëm atë vetë figurë opozitare, si edhe të asgjësojë përfundimisht PD-në pas zgjedhjeve dhe të krijojë një lëvizje anti-amerikane në Shqipëri, ka thënë mes tjerash, Alibeaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …