Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj ka vendosur të japë dorëheqjen si drejtues i PD-së dhe i grupit parlamentar pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj bëri me dije se ka vendosur që të japë dorëheqjen si drejtues i PD dhe i grupit parlamentar pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj theksoi se duhet të bëhet riorganizim i partisë, dhe të shkëputet nga Berishizmi. Mes tjerash, Alibeaj theksoi se PD-ja duhet riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, siç e ka theksuar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale. Ai tha se partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-ën. Prej më shumë se një vit kam qenë drejtues i Partisë Demokratike. Në kohën më të vështirë të saj. Kur është vënë në pikëpyetje mbijetesa e partisë që solli pluralizmin në Shqipëri. Mbijetesa  e partisë së të djathtëve shqiptarë. Mbijetesa e partisë perëndimore dhe euroatlantike. Shifrat e proporcionalit tregojnë që Partia Demokratike arriti ta kalojë këtë sfidë, arriti të mbijetojë dhe tani mund të shohë drejt së ardhmes. Zgjedhjet e 14 Majit sollën monizëm pushteti – Rama i mbajti thuajse të gjitha bashkitë që katër vjet më parë i kishte marrë pa kundërshtarë. Para një viti, kur e prita në zyrë Sali Berishën, i thashë se më të në krye, demokratët nuk kanë asnjë shans të vijnë në pushtet. Prandaj nuk mund ta ndiqja. Prandaj nuk e ndoqa dhe zgjodha rrugën e qëndresës ka thënë Enkelejd Alibeaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …