Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas negociatave të nisura mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit për normalizimin e situatës në Kuvend. Deputeti thekson se nëse është e vërtetë që në bisedime ka dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore, atëherë ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesa të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë. Alibeaj shton se në emër të Partisë Demokratike nuk mund të flasë asnjë i emëruar apo i dëshiruar i kryeministrit Rama, “Dy sqarime që publiku ka nevojë t’i dijë lidhur me negociata sekrete apo marrëveshje okulte të përfolura në media: PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazar për Reformën Zgjedhore. Në media referuar burimeve nga PS dhe grupi i Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimarrjen me shumicë votash e sidomos ku opozitës i mohohet e drejta e Vetos, si garanci që PS të mos bëjë ligj zgjedhor të njëanëshëm duke peshkuar vota opozitare.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …