Deputeti, Enkelejd Alibej ka folur rreth zhvillimeve të fundit në kampin opozitar. Tashmë me vendim gjykate, vula e Partisë Demokratike i takon grupit të demokratëve të udhëhequr nga Sali Berisha. Pikërisht pas marrjes së këtij vendimi, Alibeaj u largua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. I pyetur nëse largimi erdhi për shkak se një parti e re demokratike do të hapet për zgjedhjet e 2025 Alibeaj u përgjigj. “Nuk është e thjeshtë dhe duhet përgjegjshmëri maksimale për të artikuluar këto ide. Pyetja e parë është a e kërkon sot, momenti politik, një lëvizje, një organizim, një formacion, a e ka publiku nevojën për të ndryshuar? Besoj se është publike tashmë, ka një sërë të dhëna që tregon se publiku shqiptar kërkon një orë e më parë ndryshimin. Sondazhet e tregojnë, mbështetja e madhe e pakushte për SPAK-un e tregon këtë punë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …