Nënkryetari Lulzim Aliu, zhvilloi një takim lamtumirës me toger Douglas Richardson

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, këtë të enjte ka zhvilluar një takim lamtumirës me përfaqësuesit e ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje (LMT) , Toger Douglas Richardson komandant i deritanishëm i LMT-së i cili për një kohë ka punuar në rajonin e Ferizajt, ndërkaq tashmë kanë përfunduar mandatin e tij.
Me këtë rast nënkryetari Aliu i ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit, ndërsa theks të veçantë i ka kushtuar situatës së sigurisë në qytetin e Ferizajt.
Ai ka falënderuar grupin për punën e bërë dhe takimet e shumta me qytetarët si dhe projektet te dobishme që janë realizuar.
Nga ana tjetër Toger Douglas Richardson bashkë me ushtarët e tjerë shfaqën kënaqësinë që kanë qenë kaq të mirëpritur, kudo që kanë punuar dhe thanë se po largohen nga këtu me kujtimet më të mira.
Në këtë takim morën pjesë edhe ekipa tjetër e LMT-së e cila do të qëndrojë për një kohë në Kosovë në krye me rreshterin e klasit të parë- komandanti i ri i LMT-së Ryan Johnson.
Në këtë takim u tha se bashkëpunimi i deritanishëm do të vazhdojë edhe me ekipin e re në krye të secilës janë dhe rreshter Jeremy Ficker zv.komandant i LMT në Ferizaj dhe rreshter Janelle Viano pjesëtarë i kësaj ekipe.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë vazhdon punimet në pastrimin, hapjen e kanaleve, lumenjve dhe përroskave

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Naim Pira …