Komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, ka theksuar se çështja e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë është një vendim politik që duhet adresuar përmes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar se kjo nuk është çështje për ndërhyrje ushtarake. “Çdo vendim për urën është një vendim politik dhe duhet të diskutohet në dialogun e Brukselit. Roli ynë është të ofrojmë siguri, por duhet të shmangen deklaratat që mund të përshkallëzojnë situatën,” ka thënë Barduani. Çështja e qarkullimit të lirë në urën e Ibrit është rindezur nga disa masa të ndërmarra nga Qeveria Kurti, të cilat kanë shkaktuar tensione, por pa arritur një zgjidhje afatgjatë. Ndërhyrjet e qeverisë në veri të Mitrovicës janë zbutur dukshëm pas vizitës së shefit të CIA-s, William Burns, i cili u takua personalisht me kryeministrin Albin Kurti, duke sinjalizuar një ndikim të diplomacisë ndërkombëtare në përmbajtjen e situatës.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata speciale në Hagë u vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Gjykata speciale në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit edhe për dy muaj …