leoni

Enrico Barduani: Sulmi në Ibër-Lepenc dëshmon për ndjeshmërinë e situatës së sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajori italian, Enrico Barduani, ka komentuar sulmin terrorist të fundit në kanalin Ibër-Lepenc, duke theksuar se ky incident tregon për ndjeshmërinë e situatës së sigurisë në rajon, e cila mund të keqpërdoret në mënyra të ndryshme. Ai e cilësoi situatën si të qetë, por gjithashtu të brishtë, kryesisht për shkak të çështjeve të pazgjidhura politike. Bashkëpunimi i KFOR-it me institucionet e Kosovës dhe organet e sigurisë ka qenë shumë i mirë, dhe se Policia e Kosovës, me mbështetje nga EULEX-i dhe KFOR-i, ka qenë në gjendje të menaxhojë situatën pa nevojën e dislokimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai theksoi se dislokimi i FSK-së për raste të tilla ka procedura të veçanta. Përsa i përket çështjes së hapjes së urës mbi lumin Ibër, Barduani përsëriti qëndrimin e qartë dhe të qëndrueshëm të KFOR-it, duke theksuar se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret nëpërmjet dialogut dhe në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …