Kryeprokurori i Gjykatës Speciale për krime lufte, David Schwendiman, është larguar nga detyra, për faktin se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk e ka kryer siç duhet punën, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”. Schwendiman ka thënë se nuk ka njohuri nëse kërkimi për pasardhësin e tij ka nisur ende, është ankuar se ende nuk iu ka dhënë asnjë garanci. Ai ndihet i zhgënjyer jashtëzakonisht, meqë detyrën e kishte marrë me shumë entuziazëm, mllef e urrejtje kundër çlirimtarëve shqiptarë. Që dy javësh, ka vetëm heshtje rreth kësaj çështjeje është ankuar ai gjatë një bisede telefonike me redaksinë e gazetës. “The Guardian”. Pas largimit të tij, zëvendësi, Kwai Hong Ip, do të marrë përsipër detyrën si Prokuror i Specializuar i Përkohshëm që të sigurohet vazhdimësi në punën e filluar. Mandati i Gjykatës Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të gjoja krimeve të luftës të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër policisë serbe dhe kolaboracionistëve të tyre që përfshin periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.
David Schwendiman, mbase edhe nuk dinte apo nuk donte ta dinte se kush i kishte kryer krimet e tilla monstruoze, jo vetëm në Reçak, por në qindra fshatra e lokaliotete të Kosovës.
Entuziazmi, tash për tash u ka ngelur në fyt edhe jugo-gazetarëve, bijve të ish dhe tani prokurorëve e gjyqtarëve shqipfolës në Kosovë, të cilët fillimin e punës së Gjykatës Speciale kundër luftës së UÇK-së e quajnë Epope, duke e vënë përballë Epopesë së UÇK-së dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari.