Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Enver Bijediq ka treguar se ka ngritur një kallëzim penal kundër kryetarit të Kroacisë, Zoran Millanoviq, për deklarimet rreth Srebrenicës. “Më 3 dhjetor të vitit 2021, Millanoviq vazhdoi edhe me një ton skandaloz, teksa ai përpiqej të relativizonte gjenocidin në Srebrenicë, duke e krahasuar me Holokaustin dhe gjenocidin në Ruandë, ka thënë Bijediq. Bijediq beson se Milanoviq shqetësoi publikun me deklaratat e tij dhe krijoi intolerancë shtesë kombëtare midis shtetasve të Bosnjës e Hercegovinës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …