leoni

Enver Hasani

Enver Hasani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk përcaktohet prej agresionit rus në Ukrainë, por nga zhvillimet e brendshme

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk përcaktohet prej agresionit rus në Ukrainë, por nga dinamikat e brendshme që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë. Ai  thekson se Kosova nuk mund të përfitojë nga lufta në Ukrainë,  për t’u anëtarësuar në NATO, apo organizata të tjera ndërkombëtare, pasi Rusia nuk mund të projektojë forcë në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të përdoret si njëri prej mjeteve të fundit të presionit ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për Kosovapress, Enver  Hasani thotë se Kosova ka bërë mirë që ka marrë pozicion pro-perëndimor, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë. “Çështja e anëtarësimit tonë në NATO, këtë duhet ta kuptojë çdokush se përcaktohet prej dinamikave dhe faktorëve të tjerë të brendshëm që kanë të bëjnë me raportet tona në dialogun me Serbinë. Anëtarësimi ynë në NATO është çështje e sigurisë rajonale këtu, jo çështje e sigurisë globale.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …