Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për miratimin e Ligjit për Liritë Fetare, i cili do të përcaktojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, tha se miratimi i këtij ligji është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe i ftoi deputetët e Kuvendit ta mbështesin. Sipas Enver Hasanit, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ndryshimet në këtë ligj dhe formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe janë në funksion të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe përfaqësojnë një cenim të sovranitetit të Kosovës. Ligji formalizon një realitet ekzistues dhe garanton trajtim të privilegjuar për Kishën Ortodokse Serbe, duke i dhënë asaj paprekshmëri absolute. Ky trajtim i veçantë buron nga marrëveshjet e Ohrit dhe Brukselit dhe përbën një sfidë për juridiksionin e shtetit laik të Kosovës, deklaroi Hasani. Ai theksoi se për KOS-in ekziston një trajtim i ngjashëm me eksterritorialitetin, i cili zakonisht zbatohet vetëm për hapësira diplomatike. Enver Hasani kritikoi mungesën e dispozitave të qarta për rastet ku ndërhyrja e autoriteteve është e nevojshme, si në sulmin e fundit në Banjskë, ku kishat u përdorën si strehë për aktivitet kriminal.
Kontrolloni gjithashtu
KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në
Autoritete të KFOR-it kanë konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, …