Autoritetet në Kosovë dhe në Serbi, janë të vetëdijshme se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve do të duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, kanë vlerësuar ekspertët e çështjeve juridike ndërkombëtare. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se një marrëveshje ligjërisht obliguese për të dyja vendet, nënkupton që praktikat e deritashme nga dialogu i Brukselit, ku zbatimet e marrëveshjeve të arritura janë zvarritur ose nuk janë zbatuar fare pa ndonjë sanksion, do të braktisen.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …