leoni

Enver Hasani

Enver Hasani kritikon procesin e certifikimit: Dorëheqjet nga ekzekutivi ishin joligjore

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se gjatë procesit të certifikimit të kandidatëve për deputetë nuk ka pasur dorëheqje të mirëfillta nga funksionet ekzekutive. Ai theksoi se dorëheqjet nuk janë dorëzuar në mënyrë formale dhe as tek autoriteti kompetent, duke e cilësuar këtë si shkelje të qartë të ligjit. Hasani u shpreh se Glauk Konjufca, të cilit i janë drejtuar këto dorëheqje, nuk ka pasur asnjë kompetencë institucionale për t’i pranuar ato. Ai theksoi se një veprim i tillë përbën tallje me institucionet dhe shmangje të qëllimshme të ligjit. Sipas Hasanit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është dashur të vazhdojë me certifikimin pa u siguruar se dorëheqjet janë dorëzuar në përputhje me kërkesat ligjore. Ligji kërkon qartë ndarjen e funksioneve ekzekutive nga ato legjislative që në momentin e certifikimit. Hasani e vlerësoi të pakuptueshme mosveprimin e KQZ-së, duke shtuar se kryetari i këtij institucioni ka njohuri të mjaftueshme juridike për të parandaluar një situatë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …