Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Marrëveshja e Ohrit është kontratë e re e Albin Kurtit me serbët lokalë, sa i përket formimit të autonomisë së tyre

Profesori, Enver Hasani, konsideron  se zhvillimet në Bruksel nënkuptojnë që kemi të bëjmë me një kontratë të re të kryeministrit Albin Kurti, për autonominë e serbëve. Çështja e parë është çfarë bëhet fjalë, këtu duhet kuptuar se ajo që quhet Asociacion i takon historisë, çështja e formimit të Asociacionit ka relevancë vetëm sa i përket anës procedurale për ta dërguar instrumentin e vetmenaxhimit në Gjykatë Kushtetuese për të dhënë lejen për formimin e autonomisë politiko-territoriale dhe kulturore të serbëve lokalë. Marrëveshja e Ohrit është kontratë e re e Albin Kurtit me serbët lokalë, sa i përket formimit të autonomisë, nuk flitet për mekanizma të tjerë të cilët kanë ekzistuar në marrëveshjet paraprake sepse ato nuk kanë substancë”. “Tani është e qartë që kjo substancë është e sanksionuar me një kontratë të re që është lidhë në Bruksel dhe në Ohër. E them se është kontratë e re sepse serbët lokalë kanë munguar në pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008, tani ata kanë fituar një kontratë të re për autonominë e tyre e cila do të operojë jashtë rendit kushtetues të Kosovës që është krijuar me 17 shkurt 2008”, tha profesor, Enver  Hasani në A2 CNN.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …