Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e cilësoi si primitive marrëveshjen për paqe, të cilën kryeministri Kurti e prezantoi në Bruksel gjatë takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Sipas Hasanit, ky dokument përmban referenca të cilat në të drejtën ndërkombëtare kanë dalë nga përdorimi që nga viti 1945. Ish-kryetari i Kushtetueses tha se propozimi për paqe i Kurtit nuk ka relevancë në marrëdhëniet mes shteteve dhe si i tillë nuk mund të merret seriozisht as nga ndërmjetësuesit e dialogut.
