leoni

Enver Hasani: Mitrovicë, unë biri yt, të qofsha falë!

Enver Hasani: Mitrovicë, unë biri yt, të qofsha falë!

Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën tënde që nxori fituesin, por për votën që i mbylli dyert mashtruesve! Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxori fituesin, por për votën që i hapi dyert e theqafjes për populistët dhe fisnikërinë e tyre të rrejshme që ka tronditur plot vende më të qytetëruara se Kosova! Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxori fituesin, por për votën që ua hoqi maskën atyre që shiten si intelektualë e rrethohen me bashibozukë, injorantë, njerëz të pakultivuar e pa fije edukate dhe civilizimi!

Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxori fituesin, por për votën që ia ktheu krenarinë qytetit të minatorëve, qytetit që aq shumë i ka dhënë shqiptarisë në politikë, ekonomi, jurisprudencë, art, muzikë, kulturë, sport – qytetit që gati ra në abisin e Mesjetës nga ata që na shiten si të përndritur!

Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxori fituesin, por për votën që i dha drejtim civilizues dritëhijes së shigjetës së theqafjes së pakthyeshme të populistëve e që kishin shtrënguar aq fort arsyen e qytetarit të zakonshëm !

Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxori fituesin, por për votën me të cilën ti çlirove lakun që kishte shtrënguar arsyen dhe gjykimin politik të kosovarit mesatar!

Mitrovicë, unë biri yt, të qofsha falë përjetë!

Me përulje, unë biri yt: Enver Hasani!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …