Enver Hasani

Enver Hasani: Nëse shefi i AKI-së e ka vizituar Gjykatën Kushtetuese, ai ka bërë vepër penale të abuzimit të detyrës zyrtare

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka reaguar lidhur me  lajmin se shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, për ta informuar për gjyqtarët e Kushtetueses se gjoja po përfshihen në krim. Sipas Hasanit, nëse shefi i AKI-së ka vizituar Gjykatën Kushtetuese, ai ka bërë vepër penale të  abuzimit të detyrës zyrtare.  AKI-ja, nuk e ka  asnjë autorizim dhe asnjë pikë bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese. AKI mund ta vizitojë Gjykatën Kushtetuese vetëm nëse ka ndonjë raport personal. Gjykata Kushtetuese nuk e ka mandat luftimin e krimit, prandaj AKI-ja nuk merr leje nga ky institucion për zhvillim të hetimeve qoftë brenda institucionit të gjykatës. Nëse AKI-ja ka informata se kushdo qoftë, nga vozitësi deri të shefi i Gjykatës Kushtetuese janë të involvuar në aktivitete që rrezikojnë sigurinë e shtetit, ai ose ajo mund t’i raportojë dhe i dërgon pjesën jo penale shefit të shtetit dhe Prokurorisë. Asnjëherë nuk guxon dhe nuk ka të drejtë ta lajmërojë dhe t’i thotë kryetares së Gjykatës me supozim se aty fshihet një terrorist, sepse nuk është mandat i Gjykatës Kushtetuese ta luftojë krimin, ka saktësuar,  Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …