Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Pa vendim të Kuvendit, nuk mund të ndërmerren hapa institucionalë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se dështimi për konstituimin e Kuvendit nuk përbën bllokadë ligjore, pasi seanca mund të thirret çdo 48 orë. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Hasani kritikoi vendimin e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për të mos e votuar raportin për verifikimin e mandateve, duke e quajtur atë një gabim politik. Ai theksoi se, megjithëse formalisht opozita ka të drejtë për të ngritur çështjen e dorëheqjeve të Kurtit dhe ministrave, konstituimi i Kuvendit nuk duhej penguar. Sipas tij, nëse Kurti do të bënte betimin, ai automatikisht nuk do të mund të ushtronte më funksione ekzekutive, dhe rasti do të përfundonte në Gjykatë Kushtetuese. Pa vendim të Kuvendit, tha Hasani, nuk mund të ndërmerren hapa institucionalë.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërpritet seanca konstituive pas dështimit të votimit për verifikimin e mandateve

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas dështimit për të miratuar Raportin e …