Enver Hasani

Enver Hasani: Përzgjedhja e Blerim Isufajt skryeprokuror i shtetit nga KPK-ja është jashtë çdo norme kushtetuese

Përzgjedhja e Blerim Isufajt si kryeprokuror i shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, është jashtë çdo norme kushtetuese, ligjore dhe etike ka deklaruar Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani. Ai e ka  cilësuar Këshillin Prokurorial të Kosovës. grup kriminal.  “Për këtë grup njerëzish, në vitin 2015, i kam thënë gjërat që sot po i thonë ambasadat e huaja, pasi është në pyetje një grup, i cili supozohet ta mbrojë ligjin, por, në fakt, është kundër ligjit dhe është duke vepruar në kundërshtim me çdo normë kushtetuese, ligjore dhe etike. Veprimtaria e tyre është thirrur në transparencë dhe në publik e kanë bërë gjoja një paraqitje transparente të përzgjedhjes së kandidatëve, ndërkohë që ajo paraqitje shihet qartë që as rregullat e brendshme, të cilat vetë i kanë votuar, nuk i respektojnë. Këtu bëhet fjalë për cenim të çdo norme juridike. Shkeljet janë të ndryshme, fillimisht e kemi parë mënyrën se si i drejtohen atij që ia dhanë votën me 98 për qind, që është absurde dhe cenohet rregullorja e brendshme”, tha Hasani. Përzgjedhjen e Blerim Isuftaj e kanë kundërshtuar edhe ambasadori amerikan Xhefri Hovenier, përgaqësuesit e BE-së e autoritete të tjera ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …