Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se plani franko-gjerman nuk e ka përbrenda njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia. Ai u shpreh se dokumenti në fjalë e ka për bazë menaxhimin e krizës në mes të dy vendeve që të mos eskalojë situata në dhunë. Profesor Hasani theksoi se ky propozim nuk e zgjidhë problemin e Kosovës me Serbinë, derisa shoti se edhe nëse pranohet një plan i tillë, në të ardhmen do të kemi probleme të njëjta si në të tashmen. Plani franko-gjerman nuk ka njohje. Ai është një dokument juridik që e transformon raportin Kosovë-Serbi, dhe dominohet nga menaxhimi i krizës”, ka thënë Hasani. Aty bëhet fjalë për menaxhim të krizës që mos të rrëshqas në dhunë. Meqenëse po e thotë këtë teksti, pa asnjë diskutim pas një periudhe do të ballafaqohesh me të njëjtin problem…është rreth që nuk mbyllet kurrë. Kjo nuk shkon duke i ikë problemit, kjo shkon për t’u ballafaqua, saktësoi Enver Hasani
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …