Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori, Enver Hasani, ka folur për projekt-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të propozuar nga treshja evropiane. Ai ka theksuar se ky lloj i Asociacionit, nëse bëhet, është jashtë rendit kushtetues të Kosovës. Faktikisht kryeministri ka kompetenca shtesë, që ia cakton Kushtetua, s’mund t’ia caktojë statuti që është akt nën ligjor, mandej Gjykatës Kushtetuese i caktohen kompetenca. Faktikisht organet qendrore vihen në shërbim të bashkësisë së komunave serbe, shërbëtorë të tij. Kjo çfarë po ndodh edhe kjo bashkësi e komunave do të operojë jashtë rendit kushtetues të Kosovës. Do të thotë si mos të ekzistojë Kushtetuta e Kosovës fare. Sipas, profesor Enver Hasanit draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është ligj, pasi ligje nxjerr vetëm Kuvendi i Kosovës. Drafti i tillë është shkarravinë dhe se sipas tij, atë në Gjykatë Kushtetuese mund ta sjellin vetëm një kategori e personave që kanë rol publik në Kosovë. Atë mund ta bien në gjykatë si vendim të qeverisë vetëm deputetët, palët e autorizuara, Avokati i Popullit dhe Presidentja e Kosovës. Nuk mundet kryeministri”. Nuk pres prej Gjykatës Kushtetuese të shërbejë si bigë për proceset politike që janë pranuar me ndërkombëtarët, saktësoi profesor Enver Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …