Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Qeveria nuk ka të drejtë t’ua ndalojë pagat punëtorëve të arsimit. Ai ka thënë se çështja duhet të shtrohet se kush është punëdhënësi i lëtyre punëtorëve. Sa i përket çështjes nëse është e ligjshme që të paguhen ata që kanë qenë në grevë, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se kjo çështje i takon lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Kjo i takon një dimensioni që ne e quajmë pagë apo kompensim material, që e marrim sipas një kontrate. Problemi themelor këtu është se në një sistem kushtetues çfarë jemi ne për ndarjen dhe balancimin e pushteteve, Qeveria ekzekuton ligje dhe nuk i interpreton ligjet, përveç rregullores së brendshme për aq kohë sa ato nuk afektojnë liritë e drejtat e njeriut sepse edhe atëherë ka një mekanizëm vertikal që e mbikëqyrë punën e ekzekutivit. Kuvendi i nxjerr ligjet dhe interpretuesi i tyre është gjykata”, ka theksuar Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …