Profesori i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se tendenca e qeverisë që të themelojë vet një draft-statut për Asociacionin është joserioze. Sipas tij, procedura për themelimin e Asociacionit dihet se qeveria s’mundet njëanshëm të hartojë, por duhet të shkojë përmes ndërmjetësve në dialog dhe me pajtimin e palës serbe. Kohë më parë, ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq tha për KosovaPress, se është i gatshëm të përfshihet për hartimin e një draft-statutit për Asociacionin. Gatishmërinë për hartimin e një drafti për Asociacionin dhe dërgimin e tij për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese e ka dhënë si mundësi edhe Ministria Jashtme si dëshmi e garancisë për ecjen tutje në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …