Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Tri kushtet e paraqitura nga kryeministri Albin Kurti në dialog, janë vetëm për konsum të brendshëm politik

Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani, thotë se tri kushtet e paraqitura nga kryeministri Albin Kurti në dialog janë fiktive dhe vetëm për konsum të brendshëm politik. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në një intervistë për KosovaPress deklaron se Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit sjell detyrime të reja të pafavorshme për Kosovën, pasi krijohet autonomia për serbët në veri si dhe eksterritorialiteti për Kishën ortodokse serbe në Kosovë. Megjithatë, ai thekson se me pranimin e marrëveshjes, qeveria e ka të pashmangshme zbatimin e zotimeve të Brukselit dhe të Ohrit. Profesor Hasani thotë se nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit nuk paraqet asgjë te faktori ndërkombëtare për të rritur besueshmërinë ndërmjet palëve. Ai shton se edhe letra e ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq dërguar BE-së nuk determinon ligjshmërinë dhe detyrimet për zbatimin e marrëveshjes. Ndërkaq e konsideron si të pamundur edhe kërkesën për ekstradimin në Kosovë të përgjegjësit të sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …