Enver Hasani

Enver Hasani: Xhafer Deva e ndjek fatin e atij regjimi politik, të cilit i ka shërbyer dhe historia e ka gjykuar për gjithmonë

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  thekson se, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, në ish-vendet komuniste ka ekzistuar një frymë për rehabilitimin e figurave e ngjarjeve “nga e kaluara para-komuniste në një dritë nacionaliste pozitive dhe  kjo është e gabueshme. Duke e komentuar reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili kërkoi që të ndalet restaurimi i shtëpisë së Devës duke e lidhur emrin e tij me Holokaustin, Hasani vlerëson se diplomati gjerman “ka të drejtë plotësisht, gjykuar nga faktet historike, të cilat janë shumë bindëse”. Enver Hasni në një internistë thotë se renovimi duhet të vazhdojë vetëm pas sqarimit një herë e mirë nga ana e Ministrisë së Kulturës se ai bëhet jo për Xhafer Devën, figurën dhe veprën e tij, por për vlerat arkitektonike që ka ai objekt, me destinim të qartë për shndërrimin e tij në ndonjë qendër që flet pareshtur për historinë tonë të përbashkët, si një hapësirë dokumentuese, arkiv, shtëpi për fëmijë të kategorive në nevojë, duke mos lënë asnjë dyshim se Xhafer Deva e ndjek fatin e atij regjimi politik, të cilit i ka shërbyer dhe të cilin e ka gjykuar historia dhe atë në mënyrë konsensuale. Nuk mund të ketë fat tjetër një figurë e tillë ka thënë mes tjerash profesori, Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …