Lidhur me gatishmërinë apo pretendimet për të marrë postin e zëvendës-kryeministrit në Qeverinë e Kosovës nga biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka reaguar Nisma për Kosovën, e cila konsideron se “Kjo është edhe një përpjekje e një mendësie të tregtarit që është futur në politikë, jo për t’i ndihmuar vendit dhe qytetarëve por për të tregtuar, përfituar dhe kapitalizuar interesat e tij. Ramiz Kelmendi e ka kapur momentin adekuat për të realizuar synimet e tij për përfitime të mbrapshta ashtu siç i ka deri më tani ato përfitime krejt të mjegullta e të dyshimta, e këtë po e arrin duke ndërruar pozitën e deputetit me atë të zëvendës-kryeministrit. Fatkeqësisht këtij mashtruesi politik, këtë ia ka mundësuar në fillim PDK-ja duke e futur në listën e saj në zgjedhjet nacionale të vitit 2014, dhe tani këtë tregtim po ia realizojnë bashkarishtë koalicioni famëkeq, PDK – LDK – Lista Serbe. Besoj se tani qytetarët e Rugovës dhe gjithë Kosovës e kanë të qartë se Ramiz Kelmendi pozitën e deputetit po e dorëzon, jo për interesa të vendit por për t’i ikur përgjegjësisë dhe fjalës së dhënë se nuk do ta votojë demarkacionin si të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …