Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë një konference për medie në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se ndihet i shqetësuar për të ardhmen e vendit, për integritetin territorial të Kosovës dhe për faktin se ne në PDK, nuk po shohim një kryeministër që është në nivel të detyrës se si udhëhiqet vendi. Arsyeja pse kam reaguar në raport me qëndrimit që OSBE-ja ta ketë një rol në mbështetje të procesit zgjedhor në Kosovë, ka të bëjë jo vetëm me rolin gjatë procesit zgjedhor por ka të bëjë me situatën që veriu po lëviz, duke shtuar praninë e madhe të KFOR-it, duke shtuar praninë e madhe të organizatave ndërkombëtare dhe duke parë çdo ditë qëndrimet e UNMIK-ut se po lëvizet drejt vendosjes së një protektorati, i cili po funksionon në terren. Kjo situatë është shqetësuese për ne si Parti Demokratike dhe është shqetësuese për mua. Jam prej atyre i cili në 2007 i ka dhënë fund punës së UNMIK-ut në Kosovë, në 2012 i kemi dhënë fund mandatit që ka pasur ICO në mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës, dhe për ne është e papranueshme që të ketë situata të tilla në veri të vendit për shkak të tensioneve dhe dhunës që ka ardhur nga Serbia, që të krijohet një situatë e një protektorati të një pranie ndërkombëtare. Pra një situatë e cila do t’i demontonte interesat e Kosovës në planin afatgjatë”, ka thënë Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …