Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Anglia e trajton situatën tonë si kërcënimin më të madh për stabilitetin e vendit, gjatë dy dekadave

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur pas emërimit të z. Stjuart Peach, i dërguari Special nga Britania e Madhe për Ballkanin Perëndimor. Hoxhaj, ka thënë se është lajm i shkëlqyeshëm emërimi i Sir Stuart Peach si i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe, por ka komentuar edhe deklaratën e Kryeministrit britanik,  Boris Johnson i cili tha se Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre. “Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre në më shumë se dy dekada. Jam krenar që emëroj  Stuart Peach si të dërguarin të ri special – përvoja e tij e gjerë do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen në rajon.”, ka shkruar Kryeministri britanik Boris Johnson. Reagim ndaj këtij shkrimi pati ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili aktualisht mbanë pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së. Ai  tha se nëse Britania e Madhe e lexon situatën tonë si “kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre gjatë dy dekadave” atëherë, sipas Hoxhaj, kjo është një çështje që duhet të shqetësohen të gjithë!

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …