Enver Hoxhaj apelon qytetarët që mos t'u besojnë sondazheve të paguara, që po bëjnë mashtrim publik

Enver Hoxhaj apelon qytetarët që mos t’u besojnë sondazheve të paguara, që po bëjnë mashtrim publik

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka takuar qytetarët e Therandës, para të cilëve ka kritikuar mediat që po e deformojnë opinionin publik duke prezantuar sondazhe të paguara. “Mediat që po bëjnë sondazhe të paguara, që po bëjnë mashtrim publik po ofrojnë një pamje të rrejshme. Mos u besoni mashtrimeve të tilla se rrena i ka këmbët e shkurta, e kjo shihet me 14 shkurt, sepse atë ditë vendos qytetari, atë ditë vendos populli.”, tha ai. Hoxhaj shtoi se ditëve të fundit ka vizituar pjesë të ndryshme të vendit dhe kudo vërehet përkrahja e madhe për PDK-në. “Në Llap, në Dukagjin, në Drenicë, në Prizren me rrethinë, kudo po prinë bindshëm Partia Demokratike e Kosovës dhe fitorja jonë është e pandalshme.”, tha Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …