Enver Hoxhaj: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e UÇK-së dhe shtetformimit të Kosovës

Enver Hoxhaj: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e UÇK-së dhe shtetformimit të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim në Mitrovicë, ku ka prezantuar Planin e tyre siç e quajnë të Rimëkëmbjes. Ai nga vendlindja e Kadri Veselit duke thënë se Thaçi e Veseli do të kthehen faqebardhë, ka theksuar se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e UÇK-së dhe shtetformimit të Kosovës. Hoxhaj ka thënë se PDK-ja si parti nuk dorëzohet përballë goditjeve, siç ka qenë edhe ajo nga Gjykata Speciale. Ai po vlerëson se fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë vendimtare që Kosova të vazhdojë të mbetet shtet demokratik, përkundër tendencave të të tjerëve për të instaluar një sistem totalitar.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …