Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas deklaratës së tij në një medium të Ukrainës  ku përmendi një luftë të mundshme ne Serbinë. Hoxhaj e akuzoi Bislimin se me këtë lloj deklarate e ka vetëshpallur negociator të dështuar. Ai, shqetësimin e tij për shndërrimin e politikës së jashtme të Kosovës në një mekanizëm që ndalojnë përparimin. Ai theksoi se kjo situatë bën që Kosova të paraqitet ndërkombëtarisht si një strukturë e brishtë, e cila mund të përballë luftë në çdo moment. Hoxhaj akuzoi Bislimin për mungesë të dijes në komunikim ndërkombëtar dhe për arrogancën e tij, duke e cilësuar atë si shembull tipik të politikanit që ngatërrojnë kuptimin e qëndrimit politik me ndjeshmërinë e lidhjes me publikun. Kur negociatori dështon, ai flet për luftën, me këtë lloj deklarate, Besnik Bislimi e ka shpallë veten negociator të dështuar, ka konstatuar Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …