Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PD-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën. Dërgesa e fundit e armëve nga Kina në Serbi, më parë edhe nga Rusia, përbën një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën. Jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë”, ka shkruar Hoxhaj. Mediet dhe ekspertët ushtarakë thanë se gjashtë avionë transporti të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit ditën e shtunë. Ata raportuar se aeroplanët kinez mbanin sisteme raketore tokë-ajër për ushtrinë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …