Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj dhe shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, kanë polemizuar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku dje është diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Hoxhaj tha se Kusari-Lila foli “pa lidhje” dhe nuk tha asgjë konkrete në lidhje me dialogun. “Unë me vëmendje e dëgjova zonjën Kusari-Lila për të cilën kam respekt, por nuk tha asgjë. Si kryetare e shumicës me 59 deputetë, unë pres që të del e të thotë diçka konkrete. Nëse nuk e njeh këtë temë, nxirre dikë prej grupit parlamentar”, tha Hoxhaj në Kuvend. Ndërkohë Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj kësaj deklarate, duke thënë se nuk mund të mbrojë marrëveshje të cilat kanë qenë të pazbatueshme në formatin se si ishin nënshkruar. E sa kanë qenë të vlefshme ato marrëveshje që janë nënshkruar në kohën kur unë edhe ti kemi qenë në qeveri, e ka treguar pastaj viti 2015 kur keni shkuar në qeveri me LDK-në dhe shumicën prej atyre marrëveshjeve i keni detajuar dhe i keni shtuar elemente shtesë sepse kanë qenë të pazbatueshme në formatin sesi janë nënshkruar atëherë. Çka me mbrojt’ unë? Kë ta mbroj? Diçka që nuk ka funksionuar”, është kundërpërgjigjur ajo.
